Kryediplomatja Gërvalla përfaqëson Kosovën në Forumin e Dubrovnikut
BKT
Foto/ Dubrovnik Forum 2023/ Twitter
Lajme

Kryediplomatja Gërvalla përfaqëson Kosovën në Forumin e Dubrovnikut

A.B/ RTKlive

Sot ka nisur Forumi i Dubrovnikut në Kroaci dhe Kosova po përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare, do të marrë pjesë në panelin, "Migrimi i fuqisë punëtore në Evropën Juglindore: Si të përfitoni sa më shumë prej tij". Image

Në këtë forum prezent janë edhe dy emisarët nga Britania e Madhe dhe ShBA-të, Lord Stuart Peach dhe Gabriel Escobar, etj.

Mysafirët nga Evropa dhe ShBA do të priten nga nikoqirët e Forumit, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrakovci, kyeministrin Andrej Plenkoviq, kryediplomatin Davor Bozinoviq dhe kryetarin e Dubrovnikut, Mato Frankovci, raporton RTKlive.

Ndryshe Forumi i Dubrovnikut është një konferencë e politikave e cila mbledh së bashku ministra dhe figura të larta politike për të diskutuar çështjet në agjendën aktuale politike globale. Image


MË SHUME NGA Lajme