Mehaj: Vëllezërit Bytyqi u vranë mizorisht nga shteti serb pas lufte
N.M. /RTRKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar vëllezërit Bytyqi, në përvjetorin e vrasjes së tyre.
Ai, në një postim në Facebook, ka shkruar se sot kujtohen vëllezërit Agron, Yll e Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë të cilët iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për idealet, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
“Ata luftuan trimërisht e nuk ranë në betejat për çlirimin e atdheut, por u vranë mizorisht nga shteti serb pikërisht pas lufte. Ekzekutimi i tyre ashtu si edhe i shumë shqiptarëve të tjerë, dhe mos kërkim falja nga shteti serb, autor i mijëra krimeve në Kosovë, tregon për një mendësi të pandryshuar të shtetit gjenocidal, që fajëson viktimat e le të lirë kriminelët”, shkruan Mehaj.
Ai ka kërkuar që drejtësia duhet vendosur, sepse të vrarët nuk harrohen.
























