Rama: Edhe në Pogradec janë mundësuar plazhe publike me çadra falas
BKT
Shqipëri

Rama: Edhe në Pogradec janë mundësuar plazhe publike me çadra falas

RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot pamje nga plazhet publike në Pogradec.

Ai, në një postim në Facebook, tha se, në Pogradec janë mundësuar plazhe publike me çadrat falas dhe hapësira të posaçme për personat me aftësi të kufizuara.

“Edhe në Pogradec janë mundësuar 7 plazhe publike me çadrat falas dhe hapësira të posaçme për personat me aftësi të kufizuara”, ka shkruar Rama.

Një model i plazhit publik, me çadra dhe shezllone të reja pa pagesë për pushuesit, është krijuar tanimë edhe në Sarandë.

Sezoni turistik veror, sipas medieve vendore, ka nisur me shifra të larta dhe parashikimet janë për një verë të mbarë, ndërsa përgatitjet kanë nisur prej kohësh për infrastrukturën dhe pastërtinë.


MË SHUME NGA Shqipëri