Gerrard e do Zaha-n, gati superoferta e klubit arab
BKT
Sport

Gerrard e do Zaha-n, gati superoferta e klubit arab

F.Bytyqi /RTKLive

Trajneri i Al-Ettifaq-it, Steven Gerrard, i ka hyrë garës për të transferuar sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, i cili tashmë është lojtar i lirë.

Gerrard pak ditë më parë mori drejtimin e skuadrës nga Arabia Saudite, Al-Ettifaq.

Ish-ikona e Liverpoolit, dëshiron ta ketë në skuadër Zaha-n,  cili kërkohet edhe nga Lazio dhe Napoli.

Megjithatë, sipas medieve britanike, lojtari mund të transferohet në Arabi pas Al-Ettifaq-i ka gati superofertën në vlerë prej 600,000 paund në javë.

Gerrard dëshiron të punojë me Zaha të cilin e admiron mjaft shumë.