21:29 / 09.07.2023
Kolegëve ukrainas i bashkohet gazetarja Liudmyla Lukianchenko
A.B/RTKlive
Programit “Journalists in Residence - Kosovo”, i është bashkuar gazetarja e radhës nga Ukraina, Liudmyla Lukianchenko.
"Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lukianchenko u mirëprit nga Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës", njofton AGK.
Journalists in Residence - Kosovo që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF e po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.























