Joseph: Biden dhe ekipi i tij ta bindin Ukrainën që ta njohë Kosovën
BKT
Foto arkiv/ RTK
Lajme

Joseph: Biden dhe ekipi i tij ta bindin Ukrainën që ta njohë Kosovën

A.B/RTKlive

Profesori amerikan që ligjëron në shkollën për studime të avancuara ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins” në Uashington, Edward Joseph, ka kërkuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me ekipin e tij, duhet ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Biden e njeh nga dora e parë historinë e fundit të Ballkanit. Ai dhe ekipi i tij duhet të mbajnë një perspektivë të gjerë ndërsa diskutojnë komunikatën përfundimtare të Vilnius. Ndër të tjera, ata duhet të inkurajojnë Ukrainë që të njohë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai tha Aleanca duhet të mbajë disa pika në perspektivë, mbi të gjitha, përgjegjësinë e pashmangshme të NATO-s.

Ndryshe samiti i NATO-s që do të mbahet në Vilnius të Lituanisë, më 11 dhe 12 korrik të këtij viti.


MË SHUME NGA Lajme