Trajneri i ri i Tottenhamit e do Kanen në skuadër
BKT
Sport

Trajneri i ri i Tottenhamit e do Kanen në skuadër

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i ri i Tottenham, Ange Postecoglou ka thënë se dëshiron që Harry Kane të jetë pjesë e skuadrës së tij.

Kapiteni i Anglisë ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te Bayern Munchen. 

Trajneri i ri i Tottenhamit është gjetur para gazetarëve për herë të parë të hënën.

“Ajo që dua është të prezantohem me Harryn dhe t'i tregoj atij vizionin tim për klubin. Biseda ime me të do të jetë se si ne mund ta bëjmë këtë klub të suksesshëm dhe nuk kam asnjë dyshim se kjo është ajo që ai dëshiron gjithashtu", ka thënë Postecoglou. “Harry është një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës. Ai është një nga sulmuesit kryesorë në botë dhe unë dua që ai të përfshihet".