18:13 / 10.07.2023
Gerrard tregon se pritja që iu bë nga arabët i theu mendjen
Uran Krasniqi / RTKLive
Steven Gerrard është bërë emri i fundit i madh që i është bashkuar futbollit të Arabisë Saudite. Anglezi ka marrë drejtimin e skuadrës futbollistike të elitës arabe, Al-Ettifaq. Dhe ish-futbollisti i njohur ka treguar se mirëpritja ka qenë përcaktuesi kryesor që e ka bërë t`i thotë "po" propozimit.
"Kur shkova në Saudi, pata një ndjenjë të vërtetë familjare. Kjo më bëri të ndihem i mirëpritur," tha ka treguarr Gerrard.
Ish-futbollisti i njohur anglez, i cili karrierën e trajnerit e ka nisur në zinxhirin e moshave të Liverpoolit, më herët ka drejtuar Rangersin dhe Aston Villan.























