20:57 / 10.07.2023
Aston Villa hyn në garë për shërbimet e futbollistit të Leverkusenit
Uran Krasniqi / RTKLive
Aston Villa i është bashkuar garës për të nënshkruar me francezin e Bayer Leverkusen, Moussa Diaby.
Në sezonin e kaluar francezi në dyzet e tetë paraqitje ka shënuar katërmbëdhjetë gola si dhe ka asistuar në njëmbëdhjetë raste, duke ndihmuar kështu skuadrën e tij të përfundojë në vendin e gjashtë në Bundesligë si dhe të arrijë në gjysmëfinale të Europa League.
Vlera e futbollistit sipas Leverkusenit konsiderohet më shumë se 50 milionë funte.
Për Diaby interes kanë treguar edhe Arsenali, Manchester United dhe Newcastle United.























