14:48 / 11.07.2023
Begaj: Vendimet e Samitit të NATO-s të dobishme për unitetin e Aleancës
V. Th. / RTKlive
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar se vendimet e Samitit të NATO-s në Vilnius do të jenë të dobishme për forcimin e unitetit të Aleancës Veri-Atlantike.
“Mbledhja e NATO-s në Vilnius është një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik. Vendimet e këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën. Shqipëria vazhdon të jetë e palëkundur në mbështetjen e përpjekjeve të Aleancës për të forcuar masat e ndëshkimit dhe mbrojtjes”, shkruan Begaj në një postim në rrjetin social ‘Twitter’.























