Tottenham Hotspur transferon izraelitin Solomon
BKT
Sport

Tottenham Hotspur transferon izraelitin Solomon

Uran Krasniqi/RTKLive

Tottenham Hotspur ka transferuar futbollistin izraelit Manor Solomon, ka njoftuar klubi i Premier Leagues të martën.

Solomon ishte futbollist i lirë dhe me "Spurs" kanë rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare.

Izraeliti së fundmi ishte pjesë e Shakhtar Donetsk, por sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Fulham.

Solomon ka luajtur 106 herë për Shakhtarin, duke fituar dy herë titullin e ligës ukrainase dhe duke shënuar njëzet e dy gola.