Vela: Vulini peng rus i ekspozuar për rol destabilizues në rajon
BKT
Lajme

Vela: Vulini peng rus i ekspozuar për rol destabilizues në rajon

E. Hoti / RTKlive

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, sot është futur në listën e sanksioneve amerikane. Kështu bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit.

Lidhur me këtë, ka reaguar shefi i presidencës, Blerim Vela. “Aleksandër Vulin, kreu i Shërbimit Informativ të Serbisë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Një peng rus i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon”, ka shkruar Vela në Twitter.

No description available.

Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. “Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, u tha në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme