19:20 / 11.07.2023
Daku prezantohet nga klubi rus, s`përmenden Kosova e Osijek
Uran Krasniqi/RTKLive
Futbollisti i Kosovës, Mirlind Daku karrierën do ta vazhdojë në Rusi. Ka qenë Rubin Kazan ai që e ka prezantuar futbollistin gjilanas.
"Rubin ka nënshkruar një kontratë trivjeçare me sulmuesin njëzet e pesë vjeçar, Mirlind Daku. Mirlind Daku ka lindur më 1 janar 1998 në Gjilan (ish-Jugosllavi). Ai ka luajtur për klubet Llapi, Kukësi, Ballkani, Mura. Daku e kaloi sezonin 2022/23 te klubi slloven Mura, ku ka realizuar njëzet e dy gola në tridhjetë e shtatë ndeshje", ka shkruar klubi rus.
Në komunikatën e klubit rus është anashkaluar fakti se Gjilani gjendet në shtetin e Kosovës, si dhe nuk është përmendur se Daku pos klubeve të tjerë ka qenë pjesë edhe e Osijekut në Kroaci.























