Ballkani fiton dhe ia lehtëson vetes punën për ndeshjen e dytë
BKT
Sport

Ballkani fiton dhe ia lehtëson vetes punën për ndeshjen e dytë

Uran Krasniqi/RTKLive

Një humbje me një gol pas një jave në Bullgari do të ishte fitore për Ballkanin e Suharekës.

Kjo pasi pas fitores së sontme me dy gola epërsi kur të ishte llogaritur rezultati i përgjithshëm do ta kalonte skuadrën kosovare në raunin tjetër të kualifikimeve në Champions League. 
Kampioni kosovar ka shënuar fitore të martën në Prishtinë me rezultat 2-0 kundër kampionit bullgar, Ludogorets. 
Ballkani ka shënuar nga një gol në të dy pjesët nga dyzet e pesë minuta. 
Ka qenë minuta e parë shtesë kur Meriton Korenica ka bërë një goditje nga distanca e cila ka rezultur me gol. Kjo e ka çuar në këmbë për herë të parë tifozërinë suharekase në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. 
Ballkani e ka nisur furishëm edhe pjesën e dytë të ndeshjes me Ludogoretsin. Ia ka dalë që ta shtojë epërsinë në 2-0. Ka qenë minuta e pesëdhjetë e pestë kur Qëndrim Zyba ka shënuar gol pas një krosimi nga gjuajtja e lirë. Kjo ka qenë hera e dytë kur tifozëria suharekase është ngrehur në këmbë. 
Rezultati do të mund të ishte edhe më i thellë sikur futbollistët e Ballkanit të tregoheshin më konkret para portës.
Sidoqoftë, kur të nis ndeshja e dytë, fitorja e sontme e vendosë Ballkanin në një pozitë shumë më të favorshme se sa Ludogoretsin. 
Nga ana tjetër, kampioni i Shqipëris, Partizani ka barazuar 1-1 me kampionin bjellorus, BATE Borisov. Gjithashtu edhe kampioni i Maqedonisë së Veriut, Struga ka barazuar me kampionin e Letonisë, Zalgiris me rezultat 0-0.  

Ballkani e thellon avantazhin ndaj Ludogoretsit

Ballkani e ka nisur furishëm pjesën e dytë të ndeshjes me Ludogoretsin. Ia ka dalë që ta shtojë epërsinë në 2-0.

Ka qenë minuta e pesëdhjetë e pestë kur Qëndrim Zyba ka shënuar gol pas një krosimi nga gjuajtja e lirë. 

Sidoqoftë mbeten edhe më shumë se gjysmë ore në "Fadil Vokrri" për t'u vendosur rreth takimit. 

Fitorja eventuale e kampionit kosovar do të bënte që ndeshjes së dytë t'i qasej nga një pozitë më komode. 

Ballkani e mbyllë me epërsi pjesën e parë ndaj Ludogoretsit

Ka qenë minuta e parë shtesë kur Meriton Korenica ka bërë një goditje nga distanca e cila ka rezultur me gol. Kjo e ka çuar në këmbë tifozërinë suharekase në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Kampioni i Kosovës e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë të ndeshjes kundër kampionit bullgar, Ludogorets. 
Rezultati do të mund të ishte edhe më i thellë sikur të kishte pak më shumë saktësi një goditje e Nazmi Gripshit në minutën e tridhjetë e tretë. 
Ballkani e ka dominuar kampionin bullgar në dyzet e pesë minutëshin e parë në kuptim të të gjitha statistikave. Nis ndeshja Ballkani - Ludogorets

Ka nisur ndeshja Ballkani - Ludogortes, e vlefshme për kualifikimet e Champions League.

Ndeshja përket te rrethi i parë i eliminatoreve dhe takimi i sontëm është i pari mes dy skuadrave. 

Ndeshja e dytë zhvillohet pas një jave në Bullgari.

Kjo javë është e skuadrave kosovare në garat e kupave evropiane, ku pos Ballkanit pritet të luajnë edhe Drita, Dukagjini e Gjilani. 

Ballkani - Ludogorets, formacionet

Ballkani dhe Ludogorets takohen sonte në Prishtinë në ndeshjen e parë në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve të Champions League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.No description available.