Tuhina: NATO konfirmoi se Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike
Sh.Gashi/ RTKlive
Në Vilnius të Lituanisë janë mbledhur liderë të vendeve të botës në Samitin dyditor të NATO-s.
Korrespondentja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina, tha se është nënshkruar një deklaratë voluminoze që i prekë të gjitha elementet e NATO-s në botë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.
“Në këtë kontekst liderët e 31 shteteve anëtare të NATOS e kanë cilësuar si të pa pranueshme atë që e quajtën veprime përshkallzuese në veriun e Kosovës, gjithashtu kanë dënuar sulmet ndaj ushtrave të KFOR-it sulme, të cilat cilësohen si sulme të pa nevojshme në mesin e të cilëve shumë nga ata kanë marrë edhe lëndime serioze”, tha ajo për RTK.
Sipas saj, liderët e NATO- kanë konfirmuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për aleancën veri atlantike, andaj konfirmohet edhe njëherë përkushtimi për afrim të bashkëpunimit dhe për ndihmën e rajonit për të luftuar fenomenet e botës moderne, përfshirë këtu edhe influencën nga vendet e treta malinje.
“Gjithashtu i është kërkuar edhe Serbisë që të përafrohet me NATO-n, shtet ky që ka bërë të qarë që nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO. Jens Stoltenberg para nisjes së këtij Samiti kishte konfirmuar se është i gatshëm të takohet me presidentin serb Vuçiq, kjo pasi Vuçiq ka paralajmëruar se do të kërkoj një takim pas mbajtjes së këtij samiti dhe në këtë kontekst Stoltenberg sërish ka apeluar tek palët që të punojnë drejtë të njëjtën deklaratë me shkrim liderët duke kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që t’i kthehen dialogut dhe të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe në Ohër”, tha Tuhina.
Sipas saj, top temat e këtij samiti ishin Suedia dhe Ukraina. “Suedia u zgjodh qysh mbrëmë, ajo cila ishte pengë e vetos së Turqisë për anëtarësim në NATO dhe pas konfirmimit të presidentit turk Erdogan se do e mundësoj ratifikimin e protokollit të anëtarësimit në parlamentit e Turqisë praktikisht u konfirmua se Suedia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO- pra anëtarja e 32”, tha ajo.
Lajme më pak të mira ka marrë Ukraina kësaj radhe më qenë se Kievi zyrtar kishte pritur gjuhë të qartë dhe gjuhë precize sa i përket perspektivës së anëtarësimit.
“Megjithatë ata thanë janë të gatshëm që të ftojnë Ukrainën të anëtarësohet në NATO, kur liderët të jenë të gatshëm dhe kur të përmbushen kushtet, për këtë gjë e rëndësishme është që Ukraina do ta ketë shumë më të thjeshtësuar procesin e anëtarësimit krahasuar me shtetet tjera që kanë kaluar këtë rrugë”, tha Tuhina.























