Ngjarjet e datës 12 korrik
RTKlive
Ngjarjet e datës 12 korrik 2023.
Qeveria e Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10)
Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur me Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë (PVPIS). (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës. Temë diskutimi: Çështjet qё lidhen me vlerёsimin e rasteve tё kategorisё sё viktimave tё dhunёs seksuale tё luftёs. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Promovohet libri “Selim Spahiu – flakadan i diturisë arsimore”, të autorit, Fazli Hajrizi. Promovimi mbahet më 12 korrik 2023 në hapësirat e Rektoratit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (11:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton në parim i Projektligjin për Artin dhe Kulturën si dhe Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë. (Ish-tregu i gjelbër, ora 13:00)























