Dy rivalët e Manchesterit po bëjnë garë të “nxehtë” për Almadën
BKT
Sport

Dy rivalët e Manchesterit po bëjnë garë të “nxehtë” për Almadën

F.Bytyqi/RTKLive

Dy rivalët e Premier League-s, Manchester United dhe Manchester City raportohet se janë duke bërë garë të “nxehtë për mesfushorin e Atlantas United, Thiago Almadën.

Klubet nga qyteti i Manchesterit, sipas medieve britanike, kanë kontaktuar agjentin e lojtarit të cilin synojnë të transferojnë gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Gazetari argjentinas Bruno Gonzalez Garcia, ka zbuluar se United dhe City janë të interesuar për 22-vjeçarin.

Almada këtë sezon të garave, po tregon formë lartë duke shënuar gjashtë gola dhe ka bërë nëntë asistime në 18 ndeshje e zhvilluar me Atlantas United këtë sezon të garave në MLS.

Almada me skuadrën amerikane, Atlantas United, ka kontratë deri në sezonin 2025, mirëpo, siç raportohet, lojtari gjatë kësaj verë, pritet të shijoj ligën më të fortë në Evropë, Premier League, edhe pse ende nuk dihet se cilën skuadër do ta zgjedh, Man Unitedin apo Man Cityn.