09:36 / 12.07.2023
Enzo shpreson se Dybala do t’i bashkohet Chelsea-s
F.Bytyqi/RTKLive
Mesfushori i Chelsea, Enzo Fernandez, e pranon se ka folur me bashkëkombësin e tij, Paulo Dybala-n, për mundësinë e transferimit të yllit të Romës në Londër.
“Blutë” e Londrës janë duke insistuar që të transferojnë Dybala-n, edhe pse ‘romakët’ nuk do të heqin dorë lehtë nga sulmuesi argjentinas.
“Kam lexuar diçka për këtë, por duhet të shohim. Shpresoj shumë që ai të vijë”, ka thënë Enzo për mediet italiane.
“Kam folur me të dhe i kam thënë se kemi nevojë për ty”, ka theksuar Fernandez.























