10:17 / 12.07.2023
Von der Leyen: Ekziston një plan për shtensionimin e situatës në Kosovë
Beriana Mustafa / Radio Kosova
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, theksoi se ekziston një plan i qartë dhe i përkushtuar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, pas tensioneve të krijuara atje.
Pasi u bëri thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit, ajo tha se të dyja palët, duhet t’i përmbahen Marrëveshjes së Ohrit.























