Peleshi: Shqipëria e angazhuar për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen
BKT
Foto nga Facebook
Shqipëri

Peleshi: Shqipëria e angazhuar për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen

RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndodhet në samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani, deklaroi se Shqipëria është e gatshme për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen.

Ai, në një postim në Facebook, ka thënë se Shqipëria zashdon mbështetjen ndaj Ukrainës dhe rrugëtimit të saj drejt aleancës Trans-Atlantike.

“Vilnius, Lituani- Me aleatët e partnerët tanë, të unifikuar në qëndrimin për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës, për ta ndihmuar në rrugën e saj drejt NATO-s. Vendime kyçe në një moment kritik për sigurinë tonë. Shqipëria e angazhuar dhe vullnetplotë për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen!”, ka shkruar ministri Peleshi në Facebook.

Përndryshe, sot vazhdon Samiti i NATO-s në Vilnius të Lituanisë.


MË SHUME NGA Shqipëri