Haxhiu për përgjimet: Efekti i tyre zero, Lila nuk bën pazare
BKT
Lajme

Haxhiu për përgjimet: Efekti i tyre zero, Lila nuk bën pazare

M.P. / RTKlive

Gjatë konferencës për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, një nga temat e prekura kanë qenë edhe përgjimet e publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila me Slavko Simiq.

“Asnjëherë kurrë s’ka pasur diskutim ndërmjet meje, kryeministrit apo ministrit Sveçla me shefen tonë të Grupit Parlamentar sepse atë s’do ta bënte kurrë. Pavarësisht se çka dëshironi me hedh hi, përgjigja është jo”, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për pyetjet nëse kanë komunikuar pas publikimit të përgjimeve.

"Zonja Kusari - Lila nuk bën pazare, nuk shantazhohet, nuk mund të frikësohet nga askush", ka thënë ajo. 

Ajo ka thënë se Kusari – Lila nuk iu ka bindur asnjë kërkese të Listës Serbe. Madje efekti i publikimit të këtyre përgjimeve, sipas saj ka qenë 0, për shkak se “po të shkonin përpara kërkesat e tyre ato s’do të publikoheshin”.

“Duhet ta kuptoni që Lista Serbe është parti politike që përfaqëson në Kuvendin e Kosovës por në mënyrën më të keqe për shkak se në vend që të përfaqësojë komunitetin serb në vend, i bindet Vuçiqit dhe merret me shantazhe, kërcime”, ka deklaruar Haxhiu.


MË SHUME NGA Lajme