Vuçiq për marrëveshjen BE-Kosovë: Kërkohet arsye për të fajësuar Serbinë
BKT
Lajme

Vuçiq për marrëveshjen BE-Kosovë: Kërkohet arsye për të fajësuar Serbinë

Sh.Ç/ RTKLive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk e ka komentuar marrëveshjen e arritur të hënën ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, për hapave për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Por, presidenti serb ka folur për kërkesat që komuniteti ndërkombëtar i ka vendosur për Serbibnë dhe Kosovën, për uljen e tensioneve.

"Tani do të shihni një truk tjetër që disa njerëz nga Perëndimi po përpiqen ta zbatojnë. Dhe kjo nënkupton- kthehuni dhe flisni normalisht”, ka deklaruar Vuçiq, duke theksuare se mënyra se si kërkohet për shtensionimin e veriut, është e pakuptimtë për të.

“Shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Një Zot e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”, ka deklaruar presidenti Vuçiq, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë policore në veri të vendit.

Më të martën, Bashkimi Evropian e ka konfirmuar se Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se të gjitha hapat do të "finalizohen brenda një periudhe dyjavore".

Vuçiqi: Sanksionet ndaj Vulinit u vendosen për qëndrimin ndaj Rusisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq gjithashtu ka folur për sanksionet e SHBA-së kundër kreut të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë (BIA) Aleksandër Vulin.  Sipas Vuçiqit këto sanksione “nuk u vendosën për aktivitete kriminale, por për qëndrimin e tij ndaj Federatës Ruse”.

I pyetur nga gazetarët nëse Vulin mund ta mbajë detyrën si kreu i BIA-s dhe nëse organet shtetërore serbe duhet të hetojnë pretendimet e Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Vuçiq u përgjigj, duke theksuar se është e rëndësishme të kryhet një hetim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë futur në listën e sanksioneve drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandër Vulin.

Lajmi është publikuar në faqen e Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin Amerikan të Thesarit. Sipas vendimit, Vulin është përfshirë në afera korruptive, për t`i shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat personale, në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Madje, Departamenti njofton se nuk do të hezitojë që t`i shënjestrojë aktorët që abuzojnë me pozitat e tyre për të përfituar, duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkan.


MË SHUME NGA Lajme