Rama takon presidentin Macron: Po përgatitet për të ardhur në Tiranë
BKT
Foto: Edi Rama / Facebook
Shqipëri

Rama takon presidentin Macron: Po përgatitet për të ardhur në Tiranë

RTSh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar në Vilnius me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, teksa bën me dije se së shpejti lideri francez do të vijë në Tiranë.

“Vilnius, Lituani, Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë”, ka shkruar Rama në rrjetin social 'Facebook'.

Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Vilnius, Lituani në kuadër të samitit dy-ditor të NATO-s.

Në këtë samit, Rama ka zhvilluar takime dy-palëshe edhe me liderë të tjerë të shteteve anëtare të aleancës Trans-Atlantike.


MË SHUME NGA Shqipëri