Broja i bindur se do të rikthehet në formën më të mirë
BKT
Sport

Broja i bindur se do të rikthehet në formën më të mirë

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi shqiptar i Chelsea-s, Armando Broja, është shprehur i lumtur që është rikthyer në stërvitje me “Blutë” e Londrës.

Broja tashmë duke se e ka lënë anash lëndimin, i cili për një përiudhë të gjatë e detyroi sulmuesin kuqezi të qëndrojë jashtë fushës së blertë.

Broja në një intervistë të shkurtër për klubin londinez u shpreh i lumtur që ndodhet me ekipin në fazën përgatitore.

Mes të tjerave Broja ka deklaruar se do të kthehet përsëri në formën më të mirë dhe ta rinis nga aty.

“Është gjë e mirë të jesh përsëri mes djemve, mes grupit të lojtarëve. Ishte një periudhë e gjatë jashtë, nuk ishte e thjeshtë të qëndroja jashtë i vetëm, por jam i lumtur që jam përsëri me djemtë dhe po i gëzohem”, ka thënë Broja.