Joao Felix, tension me Atletico Madrid-in
BKT
Sport

Joao Felix, tension me Atletico Madrid-in

RTSH

Duket se ka një atmosferë padyshim të tensionuar te Atletico Madrid në lidhje me Joao Felix dhe mjedisin.

Portugezi, në fakt, gjatë javëve të fundit sigurisht që nuk është shmangur të tregojë dëshirën e tij për të mos qëndruar në Spanjë, veçanërisht nën drejtimin e Simeone dhe disa konfirmime duket se kanë ardhur nga kampi i fundit stërvitor.

I rikthyer me fanellën e Colchoneros pas huazimit te Chelsea, playmaker do të donte të shitej plotësisht dhe nuk duket se po kalon një kohë të këndshme. Marrëdhënia me mjedisin nuk është optimale dhe ai duket mjaft nervoz.

Portugezi nuk mori pjesë në ndeshjen dhjetë me dhjetë në fund të seancës së parë të sezonit dhe u largua nga fusha duke hedhur jelekun që kishte veshur. Për shumë, kjo ishte një shenjë e qartë e pakënaqësisë me situatën aktuale të tregut.

“Colchoneros”, që kanë paguar për Joao Felix-it 126 milionë euro të mira në 2019-ën, tani duan të përfitojnë maksimumin nga transferimi i tij, por mund të duhet të kënaqen me një shifër afër "vetëm" 40 milionë.