Pau Torres ribashkohet me Emeryn te Aston Villa
BKT
Sport

Pau Torres ribashkohet me Emeryn te Aston Villa

Uran Krasniqi / RTKLive

Pau Torres ka lënë La Ligan për ta vazhduar karrierën në Premier League.

Duke u transferuar te Aston Villa, spanjolli është ribashkuar me Unai Emery, me të cilin kanë qenë së bashku edhe te Villarreal.

Njëzet e gjashtë vjeçari është bërë pjesë e skuadrës angleze për një çmim prej 35 milion funte. 

Futbollisti ishte pjesë e skuadrës spanjolle nga viti 2017, ku në 136 paraqitje ka realizuar dhjetë gola. Në edicionin 2018–2019 ai ishte i huazuar te Malaga ku në tridhjetë e tetë ndeshje ka shënuar një gol. 

Pas ardhjes së mesfushorit belg Youri Tielemans nga Leicester, Torres është bërë nënshkrimi i dytë i Villas në afatin kalimtar të verës.