Prishtina huazon Susurin e Lumën
BKT
Sport

Prishtina huazon Susurin e Lumën

Uran Krasniqi / RTKLive

Prishtina ka huazuar Fitim Susurin te FC Suhareka dhe Korab Lumën te FC Ulpiana. Njoftimi ka ardhur nga klubi bardhë e kaltër.

"Mesfushorët Fitim Susuri dhe Korab Luma janë dërguar në huazim nga klubi jonë.

Susuri është huazuar për një 1 vit te FC Suhareka, derisa Luma është huazuar te FC Ulpiana për gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe për gjashtë muaj të tjerë", ka njoftuar klubi kryeqytetas.

"Klubi jonë u dëshiron shumë suksese në skuadrat e reja lojtarëve në fjalë".