22:42 / 12.07.2023
Vajzat e Bullgarisë fitojnë në volejboll nga ato të Kosovës
Uran Krasniqi / RTKLive
Vajzat e Bullgarisë janë treguar më të shkathëta se sa ato të Kosovës në volejboll.
Kombëtarja U19 e Kosovës të mërkurën pasdite në kuadër të Kampionatit Ballkanik është mposhtur nga Bullgaria.
Takimi është mbyllur me rezultatin 3-0 (25:13, 25:16, 26:24).
Kosova nesër luan kundër Rumanisë.























