22:55 / 12.07.2023
Newcastle e futë në listën e dëshirave mbrojtësin e Wolves
Uran Krasniqi / RTKLive
Newcastle United ka shtuar në listën e synimeve të transferimit mbrojtësin e Wolverhampton Wanderers, Hugo Bueno.
Newcastle ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për spanjollin, i cili është nën kontratë deri në verën e vitit 2025 me një opsion edhe për një vit tjetër.
Në sezonin e ardhshëm skuadra angleze do të garojë në Champions League dhe përpjekja e klubit është shtimi i futbollistëve që do të mund të shërbejnë si alternativa.
Njëzet vjeçari nga viti 2019 ka bërë njëzet e tri paraqitje me skuadrën e Wolves.























