“Djajtë e Kuq” rikthehen kah Amrabat, gati oferta
BKT
Sport

“Djajtë e Kuq” rikthehen kah Amrabat, gati oferta

F.Bytyqi/RTKLive

Manchester United raportohet se është duke përgatitur ofertën për mesfushorin e Fiorentinës, Sofyan Amrabat.

Reprezentuesi i Marokut në janarin e kaluar ishte shumë afër transferimit në “Old Trafford”.

Por, sipas medieve britanike, “Djajtë e Kuq” sërish janë kthyer kah mesfushori i Fiorentinës.

Man United thuhet se tashmë është duke ofertën Amrabat pasi që menaxheri i skuadrës angleze, Erik ten Hag, është një tifoz i madh i reprezentuesit të Marokut.

Ambrat është në vitin e fundit të kontratës së tij me Fiorentinën, por, thuhet se lojtari gjatë kësaj verë, mund të bëhet me klub të ri.