Zyra e Auditorit:MKK i pagoi 832 mijë € më shtrenjtë shtëpitë e të kthyerve
BKT
Lajme

Zyra e Auditorit:MKK i pagoi 832 mijë € më shtrenjtë shtëpitë e të kthyerve

M.Sh/RTKlive

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar të enjten raportin e auditimit të performancës “Ekonomiciteti dhe efikasiteti në ndërtimin e shtëpive për të kthyerit”, dhe ka konstatuar se Ministra për Komunitete dhe Kthim kontraktoi ndërtimin e shtëpive për të kthyerit për 832 mijë euro më shtrenjtë se çmimet e tregut.

Objektivë e këtij auditivi, siç thuhet në njoftimin për media, ishte të vlerësojë nëse Ministria ka arritur të kontraktojë ndërtimin e shtëpive për të kthyerit me çmime të arsyeshme, duke u bazuar në analiza paraprake të mirëfillta. Po ashtu, ky auditim sips ZKA-së, ka vlerësuar nëse këto shtëpi janë ndërtuar plotësisht, nëse ndërtimi është bërë brenda afateve kohore sipas planit dhe limiteve buxhetore.

“Zyra Kombëtare e Auditimit ka audituar kontratat për ndërtimin e shtëpive për periudhën 2017-2022, në vlerë prej mbi 8.2 milionë euro dhe auditimi përfshinë vlerësimin e nevojave, përcaktimin e vlerës së parashikuar të kontratës, arritjen e ekonomisë gjatë kontraktimit dhe ndërtimit të shtëpive dhe efikasitetin në përmbushjen e këtyre kontratave. Subjekt i këtij auditivi, Ministria për Komunitete dhe Kthim Auditimi ka konstatuar se Ministria për Komunitete dhe Kthim nuk ishte ekonomike në kontraktimin e ndërtimit të shtëpive, thuhet në njoftimin e ZKA-së.

Sipas njoftimit, mangësitë kanë qenë evidente nga faza e vlerësimit dhe arsyeshmërisë së nevojave dhe hulumtimi i çmimeve të tregut.

“Ministria kishte filluar procedurat e prokurimit pa pasur informacionet e duhura për përfituesit dhe statusin e tyre të banimit. Praktika e tillë ishte përsëritur edhe në kontratën e dytë pavarësisht problemeve të hasura në kontratën e parë. Ministria ka kontraktuar ndërtimin e shtëpive për 832,033 euro më shtrenjtë se sa çmimet e tregut, kjo vetëm duke krahasuar së paku me çmimet e Administratës Tatimore të Kosovës”, konstaton ZKA.

Ministria thuhet se kishte ndërtuar shtëpi jashtë planit të përcaktuar në projektin kryesor duke ndërtuar edhe shtëpi të cilat në dukje kanë specifika tjera.

“Kishte dallime të konsiderueshme ndërmjet pozicioneve të kontraktuara për ndërtimin e shtëpive dhe pozicioneve që aktualisht ishin përdorur gjatë ndërtimit të shtëpive. Progresi i Ministrisë në përmbushjen e kontratës së dytë për ndërtimin e shtëpive ishte dukshëm më i ngadalshëm se sa ishte planifikuar. Me këtë kontratë ishte planifikuar që brenda tri viteve të ndërtoheshin 150 shtëpi, ndërsa për 29 muaj (2.4 vite) ishin ndërtuar vetëm 26 shtëpi. Ministria nuk ishte ekonomike në ndërtimin e shtëpive për të kthyerit sepse nuk kishte bërë vlerësim të duhur të nevojave, si në aspektin e pozicioneve të nevojshme ashtu edhe në numrin e shtëpive që do të ndërtohen”.

Po ashtu, Ministria sipas ZKA-së, nuk ka kryer hulumtimin e duhur të çmimeve të tregut dhe nuk ka arritur të përcaktojë vlerën e parashikuar të kontratës në mënyrë të duhur.

“Ministria kishte kontraktuar ndërtimin e shtëpive për 4.4 milionë euro për kontratën e parë dhe 3.8 milionë euro për kontratën e dytë. Mirëpo, nëse Ministria do t'i kishte përfshirë vetëm pozicionet që janë shfrytëzuar realisht, mund t'i kontraktonte ato për 2.4 milionë euro dhe 2.1 milionë euro. Për më tepër, pozicionet e papërdorura kishin çmime dukshëm më të ulëta, pavarësisht se shërbenin për të njëjtin qëllim (p.sh. materiale izoluese, dyer dhe dritare)|, thuhet në raportin e ZKA-së.

Mangësi thuhet se kishte edhe te menaxhimi i kontratave, pasi nuk ka plane dinamike për secilën shtëpi dhe ndryshimet në pozicione nuk ishin evidentuar.


MË SHUME NGA Lajme