‘Veç 2-3 minuta’, aksion simbolik në veturën e Lilës nga PSD
Medina Pasoma / RTKlive
Partia Social Demokrate një ditë pas publikimit të plotë të përgjimeve të Mimoza Kusari – Lilës me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ka realizuar një aksion simbolik.
Në veturën zyrtare të Kusari – Lilës, PSD ka shkruar “veç 2 – 3 minuta”. Kjo si ironi dhe demantim ndaj saj, ku shefja e Grupit Parlamentar kishte thënë se komunikimi i saj me zyrtarët e Listës Serbe ka zgjatur pak minuta.
Madje aksioni u shoqërua edhe me përleshje verbale.
Dje ishte publikuar pjesa e 3-të e përgjimeve, të cilat nxjerrin në pah biseda që kanë të bëjnë me veteranët, por edhe me qëndrimet e Kusari-Lilës ndaj disa prej kolegëve të vet opozitarë.
Pjesa e tretë e audio-incizimeve të publikuara të mërkurën në Nacionale, ku Mimoza Kusari bisedon me politikanin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, shfaq Kusari-Lilën duke i arsyetuar disa deklarata të bëra në lidhje me Listën Serbe sa i përket çështjes së veteranëve të luftës
























