11:47 / 13.07.2023
Felix jashtë planeve të Simeone-s, portugezi rikthehet në Angli?
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi portugez Joao Felix tashmë është rikthyer tek Atletico Madrid pas mbarimit të huazimit në Chelsea.
Portugezi sipas medieve spanjolle, nuk po kalon periudhe të mirë tek Atletico Madrid, skuadër kjo që pak ditë më parë nisi përgatitjet për edicionin e ri të garave.
Felix u mbajt jashtë nga trajneri Diego Simeone në një ndeshje dhjetë me dhjetë e luajtur në fund të seancës së parë stërvitore të sezonit, dhe siç raportohet, reprezentuesi i Portugalisë nuk është në planet e strategut argjentinas.
E ardhmja e Felix thuhet se do të jetë në Premier League, ku disa skuadra janë duke e vëzhguar situatën e portugezit.























