Liga e Konferencës, e enjtja flet "shqip"
BKT
Sport

Liga e Konferencës, e enjtja flet "shqip"

RTSH

Dita e sotme flet bindshëm shqip në veprimtarinë e 3-të të klubeve të kontinentit, në Ligën e Konferencës.

Kjo sepse sot nis turi i parë eliminator i për edicionin e ri, 2023-2024, dhe ne fushën e blertë do të zbresin plot 7 skuadrat shqiptare, duke nisur ora 17:00, e deri ne ora 20:45.

E para që e nis "vallen shqiptare" në Evropë është Egnatia, e cila debuton pwr here tw parw nw histori nw veprimtaritë kontinentale dhe do të sfidojë në fushë të huaj Araratin e Armenisë, në takimin e parë që nis në orën 17:00.

Dy orë më vonë është Dukagjini i Kosovës, një tjetër debutues, që do të presë në shtëpi FC Europën, por edhe Shkupi që sfidon në fushë të huaj Hegelmanin. Është përsëri një ekip dardan, Gjilani, që në orën 19:30 sfidon luksmeburgasit e Niederkornit, ndërsa një nga sfidat më të spikatura të ditës është ajo mes Tiranës dhe Dinamos së Batumit.

Në orën 20:00 në Stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytetin shqiptar, bardheblutë presin gjeorgjianët me qëllimin e vetëm fitoren. Në të njëjtën orë në Maqedoninë e Veriut edhe përballja midis Shkëndijës dhe Haverforduestit.

Mbrëmjen shqiptare në Evropë e mbyllin kuqeblutë e Vllaznisë që luajnë në fushë të huaj ndaj Linfilldit, në ndeshjen që nis në orën 20:45 në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast.

Ndeshjet e ditës:

Ararat - Egnatia 17:00

Dukagjini - Europa 19:00

Hegelmann - Shkupi 19:00

Niederkorn - Gilani 19:30

Tirana - Dinamo      20:00

Shkendija - Haverforduest 20:00

Linfield - Vllaznia 20:45