Pas largimit të Brozoviçit, Asllani do të ketë më shumë minuta te Interi
BKT
Sport

Pas largimit të Brozoviçit, Asllani do të ketë më shumë minuta te Interi

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi në prag të fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, ka folur të enjten në një konferencë për media.

Largimi i Marcelo Brozoviçit nga skuadra “Nerazure”, i ka hapur rrugën mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani të ketë më shumë minuta në skuadrën e Inzaghit.

Inzaghi tha se rolin kryesor në mesfushë do ta luajnë dyshja italiane Barella-Freattesi, mirëpo, sipas tij, në dispozicion do të jetë edhe dyshja tjetër Calhanoglu-Asllani.

“Frattesi dhe Barella mund të luajnë së bashku, këtë e dëshmuan në kombëtare. Kur bëra disa ndryshime në drejtim, Barella luajti mesfushorin e majtë qendror pa probleme, ata mund të luajnë bashkë. Na mungon një playmaker, Calhanoglu do të luajë me Asllanin, pra bashkë do të kenë rotacionin, na mungon një i djathtë, pastaj do të duhet të jemi të kompletuar në mbrojtje ku na mungon një lojtar dhe jemi në kërkim të një sulmuesi tjetër gjithashtu”, përfundoi Inzaghi.