Kapiteni i Liverpoolit pranon t’i bashkohet Al Ettifaqit
BKT
Sport

Kapiteni i Liverpoolit pranon t’i bashkohet Al Ettifaqit

F.Bytyqi/RTKLive

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka pranuar propozimin e skuadrës arabe, Al Ettifaq.

Anglezi është pajtuar për kalimin në Arabinë Saudite, aty ku do të punojë nën urdhrat e Steven Gerrardit.

Gazetari Fabrizio Romano shkruan se Henderson ka marrëveshje verbale me klubin arab, dhe tani ka mbetur vetëm që të diskutohet marrëveshja mes dy klubeve.

Henderson përpos kësaj ka diskutuar edhe me trajnerin Jurgen Klopp, i cili i ka dhënë “dritën jeshile” për hapin e radhës të karrierës.

Ndërkohë, Liverpool thuhet se do ta lirojë Hendersonin vetëm nëse Al-Ettifaq ofron 10 milionë euro.