Kurti e Lutfiu flasin për shqetësimet e shqiptarëve në Luginë
BKT
Lajme

Kurti e Lutfiu flasin për shqetësimet e shqiptarëve në Luginë

F.Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në kryeministri Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun me të cilin kanë folur për shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, diskriminimin sistematik që i bëhet atyre nga Qeveria e Serbisë, sidomos në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, dhe për nevojat e të rinjve shqiptarë në këto komuna.

Në një njoftim për media, thuhet se kryeministri Kurti tha se është interesuar për bashkëpunim të afërt dhe ofroi ndihmën e tij.

“U shpreh i lumtur që Lutfiu i takon një brezi të ri në politikë, duke bartë kështu idealizmin nga një gjeneratë në tjetrën. Lutfiu e falënderoi kryeministrin për mikpritjen në këtë takim dhe për urimin, teksa i dha mbështetjen e plotë kryeministrin Kurti për qëndrimet e tij”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti konfirmoi edhe një herë se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për ta dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë.


MË SHUME NGA Lajme