Sarrazin: Masat hiqen vetëm pas plotësimit të tri pikave të BE-së
BKT
Lajme

Sarrazin: Masat hiqen vetëm pas plotësimit të tri pikave të BE-së

Shqipe Gashi /RTKlive

(E plotësuar) I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se tërheqja e një pjesë të njësive policore nga ndërtesat e komunave në veri të vendit është sinjal i mirë nga Qeveria e Kosovës, e që sipas tij, është hap i pamjaftueshëm karshi kërkesave të BE-së.

Madje, ai tha, se masat e vendosura nga BE-ja nuk do të hiqen pa u zbatuar plani trepikësh i BE-së nga Kosova.

Në intervistën dhënë për magazinën ‘Lajmet e Fundit’ në RTK, Sarrazin ka folur edhe deklaratën e ministres Gërvalla në forumin e Dubrovnikut për BE-në, e që sipas tij, i ka lënduar raportet mes Kosovës dhe BE-së, duke e lëkundur besimin mes tyre.

“Mesa po e kuptoj unë, kryeministri Kurti e ka koordinuar një marrëveshje dhe kjo është një sinjal pozitiv, por ky sinjal është vetëm një hap i parë. Plani tre pikësh i BE-së ka qenë shumë i qartë, duam që kryetarët e komunave mos të funksionojnë  nga ndërtesat komunale por nga ndërtesat tjera dhe që të largohen Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës nga zonat për rreth ndërtesave por edhe nga brendësia e tyre”, tha Sarrazin.

Tutje tha ai se edhe ulja për 25 për qind e policisë nga veriu mund të jetë hap në drejtim të duhur dhe shpresojnë  se do të jetë një tjetër hap drejtë shtensionimit.

Porse, kjo sipas tij, nuk mjafton për të plotësuar zotimet e planit trepikësh të Bashkimit Evropian, pasi vjen në një moment kaq të vonshëm.

“Mendoj që sinjalet e vogla si ky do të duhej të vinin shumë më herët dhe po ashtu shpresoj se Qeveria e Kosovës, do të vazhdojë këtë rrugë dhe kështu do të vazhdojë edhe 25 për qind deri sa të arrihet në masën prej 75 për qind”, tha Sarrazin.

Sarrazin: Ata që e duan BE-në nuk duhet ta denigrojnë atë

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin edhe një herë tha se Bashkimi Evropian është shumë i qartë i tillë ishte edhe në takimin e Parlamentit Evropian, nëse Kosova i plotëson të gjitha kushtet, atëherë masat do të tërhiqen.

 “Ne duam që Kosova të kthehet prapë bashkë me neve, krahë për krahë në drejtim të Bashkimit Evropian, por prapë po e them se ky është vetëm hapi i parë në drejtimin e të duhur, megjithatë atë prapë nuk është hap i mjaftueshëm për të tërhequr masat e Bashkimt Evropian .

Sarrazin tha se beson në fuqinë e Bashkimit Evropian. “Jam i bindur se duhet ta fuqizojmë më shumë këtë. Mendojë se është në rregull edhe të jeni kritik ndaj Bashkimit Evropian, duke u munduar që ta përmirësoni  edhe me kritikën konstruktive, por mendoj që nuk është e mençur që ata që janë për BE-në ta denigrojnë atë dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën por edhe me disa pro evropian në gjermani dhe disa vende tjera të cilët tentojnë ta vendosin Bashkimin Evropian në një imazh të një dëshpërimi të plotë për të propozuar një Evropë më të mirë si model, mendoj se kjo nuk funksionon, tha ai.

“Duhet të jemi të qartë Bashkimi Evropian kështu si është nuk është i shkëlqyer por sido qoftë  është një model i jashtëzakonshëm dhe  vendi ku edhe Kosova do të duhej të shkojë kështu që duhet të na besoni dhe të na jepni neve besimin që vendi juaj dhe qeveria juaj duan të japin kontribut pozitiv në zhvillimin e Bashkimit Evropian  dhe kjo deklaratë ndoshta nuk iu është përshtatur këtyre linjave.

Sarrazin tha se deklarata e ministres Gërvalla në forumin e Dubrovnikut për BE-në, i ka lënduar raportet mes Kosovës dhe BE-së.

“Ka lëkundur pak besimin në të dyja anët dhe kjo është shumë keq, sepse ishte një etapë ku mendonim se ishim duke bashkëpunuar shumë ngushtë dhe kishim edhe zhvillime pozitive siç ishte Marrëveshja e Ohrit, por po ashtu BE ishte duke e ndihmuar  aplikimin e Kosovës në anëtarësimin në Këshillin e Evropës”.

Sarrazin, tha se BE në bashkëpunim me SHBA-të dhe me qeverinë e Kosovës  ishin duke bashkëpunuar shumë ngushte lidhur me këtë krizën e largimit të  kryetarëve të komunave të Listës serbe nga institucionet në veri. “Ne kemi punuar bashkë edhe kur u mbajtën zgjedhjet në veri dhe ato u mbajtën në mënyrë shumë të rregullt, por pa pritur qeveria e Albin Kurtit  vendosi të mos bashkëpunojë më me neve, por në mënyrë eksplicite kundër rekomandimeve tona dhe këshillave tona dhe natyrisht që kjo e ka lëkundur  pak besimin”, tha Sarrazin.


MË SHUME NGA Lajme