Francken: Kosova duhet të bëhet pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
A.B/RTKlive
(E plotësuar, 12:00) Delegacioni nga Parlamenti Federal i Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është takuar me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në këtë Asamble, dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Theo Francken.
Në takim me parlamentarët belgë u bisedua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon, raportet e shkëlqyera dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.
“Konjufca, pasi i njoftoi mysafirët përkitazi me punën, të arriturat dhe synimet e legjislativit, vlerësoi lartë përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe kërkoi njëherësh vazhdimin e mbështetjes ndaj shtetit tonë në rrugën euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, parlamentarët belgë e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe në fusha tjera me interes të përbashkët ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës së Kosovës.
Pas takimeve, kryesuesi i delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, dhe përfaqësuesi nga Dhoma e Përfaqësuesve në Parlamentin e Belgjikës, Theo Francken, ka theksuar se do ta ndihmojnë Kosovën në hapat e ardhshëm për integrim në BE dhe NATO.
Francken ka deklaruar se Kosova mund dhe duhet të bëhet pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Sipas tij, është me rëndësi që të ketë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, pasi ka shumë tensione.
“Belgjika gjithmonë e ka mbështetur këtë shtet, që nga dita e parë e Pavarësisë. Dhe dua ta theksoj se Belgjika gjithmonë do ta mbështesë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, si dhe integritetin territorial të sajti”, ka deklaruar Francken.
Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Driton Hyseni, ka theksuar se kanë marrë mbështetje nga deputetët beg se Belgjika do të jetë krah aspiratave të popullit të Kosovës për integrim në BE e NATO.
Ai ka deklaruar se deputetët i kanë njoftuar për zhvillimet, punën e institucioneve të Kosovës si dhe situatën pulitke në Kosovë.
Delegacioni i Belgjikës në NATO po viziton Kosovën

Delegacioni nga Parlamenti Federal i Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është takuar me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në këtë Asamble.
Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Driton Hyseni, ka theksuar se kanë marrë mbështetje nga deputetët beg se Belgjika do të jetë krah aspiratave të popullit të Kosovës për integrim në BE e NATO.
Ai ka sqaruar se deputetët i kanë njoftuar për zhvillimet, punën e institucioneve të Kosovës si dhe situatën pulitke në Kosovë.
“Kishim një takim shumë përmbajtjesore, njoftuam delegacionin me zhvillimet në Kosovës, më punën e institucioneve të Kosovës, situatën pulitke në Kosovë. Gjithashtu njoftuam delegacionin lidhje me aspirata që në si delegacion kemi në raport me Asamblenë Parlamentare të NATO, me ngritjen e prezencës tonë në kuadër të kësaj asambleje, që në si delegacion të kemi një rol më të avancuar brenda mekanizmave të NATO-së, brenda institucioneve të sigurisë”.
Një delegacion i Parlamentit Federal të Belgjikës në NATO, sot do të vizitojë Kosovën. Delegacioni belg do të ketë disa takime, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.
Delegacioni belg, do të ketë takim me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s. Dy delegacionet do të mbajnë konferencë për media, raporton RTKlive.
Delegacioni do të ketë takim edhe me kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionit për Integrime Europiane.























