Sevilla sakrifikon dy yjet e skuadrës, kjo është arsyeja
BKT
Sport

Sevilla sakrifikon dy yjet e skuadrës, kjo është arsyeja

F.Bytyqi/RTKLive

Sevilla është e gatshme të shesë dy nga lojtarët e saj kryesorë gjatë tregut të kësaj verë.

Fituesit e titullit në Europa League janë në kërkim të lehtësimit të problemeve financiare duke bërë disa shitje të rëndësishme.

Gazeta “AS” shkruan se portieri Bono dhe sulmuesi Youssef En-Nesyri janë dy lojtarë të cilët mund të sakrifikohen nga skuadra e Sevillas.

Sevilla po kërkon 40 milionë euro për En-Nesyri dhe 60 milionë euro për Bono.

Arabia Saudite thuhet se mund të jetë destinacioni për dyshen e Sevillas.