Begaj: Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri - Slloveni, synim i përbashkët
BKT
Shqipëri

Begaj: Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri - Slloveni, synim i përbashkët

N.M. /RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Slloveni, ka takuar sot kryetaren e Kuvendit, Urska Klakocar Zupancic dhe zëvendëskryeministren e këtij vendi,Tanja Fajon.

Begaj, në një postim në Facebook, ka thënë se me këtë rast është biseduar për rritjen e mëtejme të së bashkëpunimit ekonomik dhe zgjerimin e mëtejmë të BE-së.

“Biseduam mbi çështje me rëndësi në drejtim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërsa u fokusuam edhe tek zgjerimi i BE-së, si dhe në projeksionet e të ardhmes së Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Bashkëpunimi ndërinstitucional, si në nivelin legjislativ ashtu edhe atë ekzekutiv, mund të nxisin thelbësisht interesat strategjike të përbashkëta, për të kultivuar miqësinë mes Shqipërisë dhe Sllovenisë”, ka shkruar Begaj në Facebook.


MË SHUME NGA Shqipëri