12:27 / 14.07.2023
Kurti i kërkon BE-së që ta sanksionojë Vulinin
Sh.Ç /RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që edhe Bashkimi Evropian ta sanksionojë drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë, Aleksandër Vulin, pas SHBA-së.
Kryeministri Kurti ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndjekë vendimin e SHBA-së.
“Rasti i Aleksandër Vulinit tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”, ka shkruar shefi i ekzekutivit në Twitter
Kurti ka bashkangjitur një thirrje të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian drejtuar BE-së që “ta ndjekë shembullin” e SHBA-së.
























