Nuk është vetëm Kane, Bayern-i kërkon edhe një tjetër anglez
F.Bytyqi/RTKLive
Gjiganti gjerman, Bayern Munich raportohet se është afër transferimit të mbrojtësit të Man Cityt, Kyle Walker.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë, janë të interesuar të sjellin disa përforcime gjatë tregut të kësaj verë, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jenë konkurrente jo vetëm në Bundesligën gjermane, por edhe në garat evropiane.
Sipas medieve gjermane, 33-vjeçari është shumë pranë kalimit te “bavarezët”. Klubi nga “Allianz Arena” është duke përgatitur ofertën tri vjeçare për mbrojtësin anglez.
Madje, siç raportohet, lojtari dëshiron transferimin tek Bayerni, dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve në mënyrë që të kompletohet transferimi i Walker në Munich.
Ndryshe, Bayern Munich prej kohësh është duke insistuar që të transferojë edhe yllin e Tottenhamit, Harry Kane.























