Onana, një hap larg Manchester Unitedit
BKT
Sport

Onana, një hap larg Manchester Unitedit

F.Bytyqi/RTKLive

Portieri Andre Onana raportohet se është vetëm një hap larg transferimit te Manchester Unitedit.

“Gardiani” Onana nuk do të jetë pjesë e Interit pasi dëshiron të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij futbollistike.

“Old Traffordi” sipas medieve të huaja, do të jetë ‘shtëpia’ e radhës për Onana-n.

“Andre Onana është një hap larg Manchester United”, shkruajnë mediet britanike.

Negociatat mes “Djajve të Kuq” dhe portierit janë në fazën finale, dhe siç raportohet, kanë mbetur të kryen vetëm edhe detajet e vogla në mënyrë që më pas të zyrtarizohet transferimi i Onana-s tek Man Unitedi.