Mehaj: FSK-ja e gatshme të kontribuojë në misionet e NATO-s
BKT
Lajme

Mehaj: FSK-ja e gatshme të kontribuojë në misionet e NATO-s

F.Sertolli / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka takuar delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s nga Belgjika, të cilët siç tha ai, i ka njoftuar rreth implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, avancimit të FSK-së në aspekt profesional e operacional gjatë dy viteve të fundit.

Po ashtu, Mehaj thotë t’i ketë njoftuar mysafirët për punën e jashtëzakonshme të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese të kërkim-shpëtimit që funksionon në kuadër të Komandës së Gardës Kombëtare të FSK-së në Pomazatin.

“Me gjithë profesionalizmin e treguar nga ana e pjesëtarëve të FSK-së në çdo mision e trajnim përkrah ushtrive të shteteve partnere, Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të kontribuoj në misionet e NATO-s me Republikën e Kosovës si anëtare të saj, andaj temë diskutimi ndër të tjerash ishte edhe mbështetja që na duhet për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe, e përveç kësaj për thellimin e bashkëpunimit me Belgjikën në fushën ushtarake përmes nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me shtetin belg, si dhe emërimin e atasheut të mbrojtjes në këtë shtet”, ka thënë Mehaj.

Ai tha po ashtu se bashkë i kontribuojmë stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Ndryshe pjesë e takimi, sipas ministrit Mehaj, ishte deputeti Driton Hyseni, njëherazi kryesues i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe gjeneral Naim Hazirin si dhe delegacioni i Belgjikës të kësaj asambleje, në përbërje të: Peter Buysrogge, Theo Francken dhe Philippe Courard.


MË SHUME NGA Lajme