Leipzig nënshkruan me belgun e Lens
BKT
Sport

Leipzig nënshkruan me belgun e Lens

Uran Krasniqi/RTKLive

Leipzig ka nënshkruar me sulmuesin belg Lois Openda nga skuadra e Ligue 1, Lens.

Klubi i Bundesligës ka njoftuar të premten se bëhet fjalë për një kontratë pesëvjeçare.

Nga klubet nuk janë prezantuar detaje, por sipas "Bild" klubi gjerman ka paguar më shumë se 43 milionë euro. 

Në tridhjetë e tetë paraqitje në ligë për Lens sezonin e kaluar Openda ka realizuar njëzet e një gola. 

Gjithashtu futbollisti ka realizuar nëntë paraqitje për Belgjikën, duke shënuar dy herë.