18:13 / 14.07.2023
Bournemouth përforcohet me futbollistin e Lyonit
Uran Krasniqi/RTKLive
Bournemouth ka nënshkruar me mesfushorin francez Romain Faivre nga skuadra e Ligue 1, Olympique Lyonnais.
"Lyon transferoi Faivre për 15 milionë euro me mundësi përfitimi të tjera në rast të shitjes së ardhshme të lojtarit", ka njoftuar klubi francez.
Faivre ishte bashkuar me Lyonin në janar të vitit 2022 nga Brest pas tre vitesh në Monaco, ku ai kishte luajtur kryesisht për ekipin rezervë.























