Ndërtimi i nënkalimit në Ferizaj shkakton tollovi në trafik|Video
BKT
Lajme

Ndërtimi i nënkalimit në Ferizaj shkakton tollovi në trafik|Video

Driton Ramadani / RTK

Me fillimin e fazës së re të ndërtimit të nënkalimit te Stacioni Policorë në Ferizaj, kjo nënkupton edhe mbylljen për qarkullim, sidomos të rrugës për në drejtim të Shtimes. E qytetarët ankohen se ndryshimi i shpeshtë i drejtimeve po shkakton tollovi në trafik.

Të gjithë ata që dëshirojnë që nga pjesa jugore e Ferizajt të shkojnë drejt Shtimes apo për të kaluar në pjesën veriore të qytetit, duhet të shfrytëzojë rrugën “Ramadan Rexhepi”. Vozitësit ankohen se ndërrimi i shpeshtë i drejtimeve po krijon tollovi në trafik.

“Të mira janë ndryshimet por kur të bëhen në vendin e duhur si psh pikërisht ky është jo në momentin dhe vendin e duhur se ka mundur me kanë më andej e kjo po më duket do të krijoj më shumë tollovi”, tha Avni Rexhepi – qytetar.

“Për së tepërmi po e sheh edhe vet po duhet me shku që të sillemi larg atje për të ardhur këtu”, tha Nuredin Alija  - qytetar.

“Po shihen që janë vepra të mira duhet të ballafaqohemi me ndonjë vonës ndonjë tollovi apo kolon”, tha Shpend Rushiti – qytetar.

Në komunë thanë se po mundohen të gjejnë zgjidhje alternative për qarkullim deri sa të përfundojë projekti.

Drejtori për Planifikim në Ferizaj, Meriton Hajdini tha se kanë hapur rrugë alternative për të mos i bllokuar qytetarët dhe të krijohen kolonat në rrugë.

“Po duke e asfaltuar këtë rreth kemi hapur segmente kuçe të rrugëve të tjera që mos të bllokohemi në komunikacion që të kemi qasje shumë më të lehta me bllokimin të qendrës rrugës kryesore ku edhe do të gërmohet për hapjen të nënkalimit kemi hap bajpasin e ri që është mbrapa shkollave dhe sallës së sporteve", tha Hajdini.

 Projekti për ndërtimin e nënkalimit tej stacioni Policor në Ferizaj prite të përfundojë ne vitin 2024.


MË SHUME NGA Lajme