22:49 / 14.07.2023
Kosova U20 mposht Letoninë
Uran Krasniqi / RTKLive
Kosova U20 ka mposhtur Letoninë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Kjo është fitorja e dytë për Kosovën dhe ndeshja e sotme është mbyllur me rezultat 77:81 (10:13, 27:28, 15:19, 25:21).
Periudha e tretë ka qenë ajo ku kosovarët kanë siguruar fitoren, pasiqë etapat e tjera ishin të barabarta, ku asnjëra nga skuadrat nuk arrinte të shkëputej në epërsi.
Jon Ukaj me 28 pikë e tetë kërcime dhe Visar Ejupi me 20 pikë ishin më të dalluarit te Kosova.
Kosova të shtunën (nesër) do të luajë me Bullgarinë nga ora 18:30 për vendet 9-12.























