Krasniqi thotë se Qeveria e ka humbur arsyen
M.P. / RTKlive
Pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për protestën e sotme të veteranëve të UÇK-së, të cilën e ka ndërlidhur me luftën hibride të Serbisë, ka reaguar i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ai ka thënë se Qeveria e ka humbur arsyen dhe se shpëtimin po e kërkon në përplasje civile.
Krasniqi ka thënë se deklarata e Sveçlës është skandaloze dhe fyen veteranët e gazetarët.
“Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje kreu i PDK-së ka thënë se "kjo është tentativë për të hequr vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila".























